Kanë lindur për të qenë ‘extra’, Beyonce dhe Jay-Z në xhirimet e klipit të ri

Kanë lindur për të qenë ‘extra’, Beyonce dhe Jay-Z në xhirimet e klipit të ri

10:38, 22/03/2018
A+ Aa A-

Çifti i famshëm i artistëve janë shfaqur shumë të emocionuar për fillimin e turneut muzikor “On The Run II” dhe projektet e para të këtij turneu janë zbuluar.

Vetëm pak ditë më parë ata publikuan bashkëpunimin e tyre “Top Off” ndërsa orë më parë janë parë në Jamaica për realizimin e një klipi që shkon për hitin e radhës.

Nëse e keni parë trailerin e turneut që këngëtarja ka postuar në rrjetet sociale do të keni vënë re një këngë në sfond që pritet të jetë nga projekti i tyre i radhës.

Prurja do të quhet “I’m Sill in Love (with You Boy) dhe videoklipi sapo ka nisur të xhirohet. Beyonce dhe Jay-Z janë fotografuar në Jamaica duke bërë xhiro në motorr, moment ky që do të përdoret në klip.

Xhirimet e videos po drejtohen nga Melina Matsoukas, regjosorja e cila ka krijuar “Formation” dhe këngën e vitit 2007, “Upgrade U”. Destinacionet e tjera në Jamaica, krahas rrugëve të qytetit dhe një flokëtoreje ku çifti do të ndalojë për të xhiruar janë fasada e këtij klipi të shumëpritur.

Gjatë videos ata shihen duke u argëtuar me motorr ndërkohë që njerëzit përreth i shohin me zili apo admirim dhe është e qartë që Bey dhe Jay kanë lindur për të qenë disi ‘extra”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco