Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

DigitAlb del në mbrojtje të Ilda Bejlerit, publikon deklaratë zyrtare për ‘sherrin’ me Mustafa Nanon

DigitAlb del në mbrojtje të Ilda Bejlerit, publikon deklaratë zyrtare për ‘sherrin’ me Mustafa Nanon

23:15, 21/03/2018
A+ Aa A-

Koflikti mes analistit Mustafa Nano dhe moderatores Ilda Bejleri është komentuar edhe gjatë mbrëmjes së sotme në emisionin Top Show.

Gjatë bisedës moderatori Alban Dudushi ka lexuar një deklaratë zyrtare të sjellë nga DigitAlb ku ndër të tjera theksohet se ky është një debat i ngritur gabimisht mes një jo profesionisti të fushës dhe një moderatoreje.

Gjithashtu në këtë deklaratë theksohej se nëse ka diçka që nuk shkon  përgjegjësia është e medias përkatëse dhe jo e moderatores.

Digitalb, ka ndjekur me vëmendje debatin e ngritur ditët e fundit në lidhje me kritikat për veshjen e moderatoreve të emisioneve sportive. Digitalb, vëren me keqardhje që debati ka mangësi që në zanafillë. Së pari, ai është një debat i ngritur gabimisht mes një joprofesionisti të fushës dhe një moderatoreje, kur duhej të ishte një debat mes një profesionisti e një televizioni. Nëse ka diçka për t'u kritikuar në veshjen, sjelljen, moderimin, gazetarinë, regjinë, cilësinë e transmetimit a të panelit, apo dhe të çfarëdo elementi tjetër të një emisioni, përgjegjësia është e Medias përkatëse dhe debati e kritika duhet drejtuar drejt saj. Televizioni, për ata që janë profesionistë të fushës, është puna e një grupi njerëzve ku përgjegjësitë nuk i mban vetëm ai që del në ekran, por krejt ekipi që punon për të realizuar një produkt televiziv. Së dyti, për rastin konkret, moderatorja e sulmuar, znjsh. Ilda Bejleri, është njëkohësisht gazetare, moderatore dhe imazh. Në performancën e saj televizive ajo i sjell të treja këto cilësi në ekran, sepse të treja janë pjesë e punës dhe personalitetit të saj. Gjykimi i vetëm njërit element të shkëputur nga të tjerët është thjesht dëshirë për protagonizëm duke nxjerrë atë element jashtë së tërës. Dhe së fundi, televizioni shqiptar ka shumë nevojë për debat, një debat të hapur, publik dhe pa kompromise. Televizioni shqiptar vuan nga mungesa e profesionistëve dhe zëvëndësimi i tyre me surrogato ne moshe te vonuar; vuan nga seksizmi pa profesionalizëm dhe imazhi pa përmbajtje; vuan nga gjithologët që flasin për gjithçka dhe që dalin në çdo studio edhe se fundmi edhe si moderator programesh, e cila po behet nje tendence; nga varfëria e ideve e e personaliteteve atelevizive; vuan nga të vjetrit që nuk i lënë vend të rinjve; por mbi të gjitha vuan sepse televizionin e bëjnë ata që nuk e njohin televizionin. Për të tëra këto ka shumë nevojë për debat, veçse ky debat duhet të vijë nga profesionistët dhe ata që e njohin fushën. Një debat i nisur vetëm për audiencë personale dhe me sulme personale nuk i ndihmon askujt, madje as atij që e nis.

A post shared by Digitalb&Supersport Albania (@ildabejleri) on

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco