Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Dafina dhe Ledri, së bashku sërish?

Dafina dhe Ledri, së bashku sërish?

19:00, 13/03/2018
A+ Aa A-

Çifti i shumëpërfolur i showbizit duket se janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit në një nga restorantet luksoze të kryeqytetit kosovar, ku i pranishëm ka qenë dhe menaxheri i këngëtares.

Fotot qarkulluan shumë shpejt në rrjete sociale dhe portale të ndryshme.

Disa ditë më vonë në një intervistë eksluzive për Prive ishte i ftuar ishte Ledri Vula.

I pyetur për raportin me këngëtaren dhe fotot që kishin “çmendur” rrjetet sociale, ai u shpreh: “Nuk ka asgjë më shumë sesa shoqëri dhe miqësi mes nesh. Pavarësisht ndarjes ne vazhdojmë të ruajmë një marrëdhënie shumë të mirë dhe kemi një respekt të veçantë për njëri-tjetrin. Para disa ditësh kemi drekuar së bashku me menaxherin e saj dhe kemi folur rreth disa koncerteve ku pritet të jemi të dy të ftuar dhe për të performuar së bashku disa nga bashkëpunimet muzikore”.

A do t’i japë fund kjo deklaratë e Ledrit aludimeve për një rikthim mes tyre? Duket se po.

Mes këngëtarëve rezulton se ka thjesht miqësi dhe se ndarja ka qenë aq paqësore sa ka lënë hapësirë që të kenë një respekt të konsiderueshëm dhe të ruajnë relatat mes tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco