Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Bora Zemani flet pa doreza për divorcin: Nuk jemi miq, me Vinin nuk ka më rikthim

Bora Zemani flet pa doreza për divorcin: Nuk jemi miq, me Vinin nuk ka më rikthim

17:22, 24/02/2018
A+ Aa A-

Ndarja e moderatores Bora Zemani dhe DJ Vin Veli ishte padyshim një nga më të përfolurat e vitit që lam pas.

Kur kjo ndarje qarkullonte vetëm në nivelin e thashethemeve, te dy heshtën, ndërsa ishte Vin Veli ai që foli publikisht i pari.

Mirëpo Bora Zemani në një intervistë të fundit ka treguar detaje të tjera nga kjo ndarje.

“Fotot në Instagram me Vinin nuk i kam fshirë sepse i bie që të fshi të shkuarën. Mes nesh nuk ka hatermbetje, por miq nuk jemi. Flasim për të mirën e djalit. Ish bashkëshorti nuk mund të kthehet në shok. Aktualisht nuk jemi miq në Instagram, sepse kështu ndodhi pas zënieve të para. E kemi të dy Instagramin e hapur dhe ska asnjë problem për të parë se çfarë bëjmë. Krisja e marrëdhënies me Vinin nuk erdhi për shkak të tradhtisë. Kjo ishte keqkuptim. Ska lidhje fare me këtë gjë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco