Dua flet me 'RollingStone' për jetën e saj në Kosovë

Dua flet me 'RollingStone' për jetën e saj në Kosovë

14:59, 24/02/2018
A+ Aa A-

Sot ajo është një nga këngëtaret më të suksesshme në botën e muzikës. Vetëm pak ditë më parë Dua Lipa , në ndarjen e çmimeve ‘Brit Awards’, rrëmbeu dy çmime nga pesë ku ishte nominuar. Por për këngëtaren duket se nuk ka qenë e lehtë të mbërrijë aty ku është. Në një intervistë për prestigjiozen “Rollingstone”, këngëtarja ka treguar për jetën e saj në Kosovë.

Edhe pse e lindur në Londër, ajo di shumë mirë vuajtjet e prindërve të saj dhe periudhën e vështirë që hasën kur emigruan për në Britaninë e Madhe.

“Ata punuan shumë, me të vërtetë shumë, dhe teksa po punonin, babai im vijoi shkollën për të marrë një diplomë biznesi, pastaj një master në gazetari dhe më vonë filloi të merrej me reklamime. Dhe, kur u transferuam në Londër nëna studioi për turizëm”.

Përgjatë intervistës Lipa ka treguar se në periudhën e adoleshencës ajo ishte kthyer për të jetuar në Kosovë por e kishte të vështirë të përshtatej.

“Mund të flisja gjuhën, por nuk mund të lexoja e të shkruaja mirë, kështu që kjo lëvizje ishte dekurajuese. Fëmijët e tjerë nuk bënin gabime drejtshkrimore në detyrat e shtëpisë, dhe jo vetëm kjo, por thjesht duke qenë vajzë e re në shkollë, pasi të gjithë kishin formuar miqësitë e tyre”, shkruan revistawho. Prej disa vitesh Dua Lipa nuk e ka vizituar Kosovën, por lajmi i mirë është se në 10 gusht të këtij viti ajo do të mbajë koncertin e saj në Prishtinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco