Lajmi i fundit

I zhdukur prej një jave, gjyshja dorëzon në prokurori 3-vjeçarin

Rikthehet Sharon Stone

Rikthehet Sharon Stone

14:10, 24/02/2018
A+ Aa A-

Aktorja e Hollywood, Sharon Stone, pas një periudhe pushimi nga bota e kinematografisë, ka vendosur të rikthehet sërish.

Këtë kohë aktorja e famshme është kujdesur për fëmijët e saj, dhe të gjitha energjitë i ka shpenzuar për ta.

Bukuroshja bjonde, e cila 25 vite më parë luajti rolin e një vrasëseje, në filmin thriller në 1992, tashmë vjen në rolin e viktimës.

52-vjeçarja, vjen në rolin e protagonistes në një film serial, të Steven Soderbergh dhe Erin Brockovich.

Filmi po realizohet në Utah, dhe bën fjalë për një vajzë joshëse, e cila interpretohet nga Sharon, e cila takon Ericun simpatik, një i huaj që i fsheh asaj një sekret.

Pastaj, në prag të Vitit të Ri, Olivia zhduket, duke lënë prapa një gjurmë gjaku në studion e saj. Është e qartë se ajo është vrarë, por nga kush? Dhe pse?

Aktorja duke folur për filmin më të ri, zbulon disa detaje, por gjithashtu lë pezull edhe disa çështje: “Nuk është një film për të thënë se unë jam ajo që është vrarë, pasi ka shumë më tepër histori se kaq,” thotë Sharon. “Është çështja pse, dhe a u largua personi me të, ose a u dënuan?”

Përgjigja e këtyre pyetjeve thotë Sharon vjen gjatë kohës që filmi do të transmetohet.

Gjithasesi, aktorja zbulon se një nga kushtet që ajo ka vendosur për të luajtur këtë film është që të mos qëndrojë më shumë se dy javë larg shtëpisë, pasi siç theksoi ajo, fëmijët për të janë në plan të parë.

Aktualisht aktorja është një nënë beqare me tre fëmijë të adoptuar, Roan, 17, Laird, 12 dhe Quinn, 11 vjeç./tch

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco