FOTO/ Të sodisësh punonjëset e seksit te lagjja me 'drita të kuqe', në Amsterdam gjobitesh

FOTO/ Të sodisësh punonjëset e seksit te lagjja me 'drita të kuqe', në Amsterdam gjobitesh

22:57, 22/02/2018
A+ Aa A-

Nga muaji prill, kushdo që do të vizitojë lagjen e “dritave të kuqe” në Amsterdam, bën mirë që të përditësohet me rregullat për të shmangur gjobitjen.

Autoritetet holandeze njoftuan se nga muaji prill, kushdo që viziton këtë lagje si turist, duhet t’u kthejë shpinën vajzave thuajse të zhveshura që qëndrojnë nëpër vitrinat e shtëpive publike.

Kushdo që nuk e respekton këtë rregull, do të gjobitet herën e parë me 170 euro, ndërsa në rast se shkelja përsëritet, gjoba dyfishohet.

Përgjegjësia për të respektuar këtë rregull bie edhe mbi agjencitë turistike që sjellin ture në këtë qytet të Holandës.

Autoritetet vendore argumentojnë këtë rregull me faktin se shumë punonjëse të industrisë së seksit në këtë lagje të Amsterdamit janë ankuar se shqetësohen gjatë punës së tyre.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco