Mediat serbe për suksesin e Dua Lipës në Brit Awards: Prindërit i ka nga Kosova, e gjithë bota po flet për shqiptaren

Mediat serbe për suksesin e Dua Lipës në Brit Awards: Prindërit i ka nga Kosova, e gjithë bota po flet për shqiptaren

22:23, 22/02/2018
A+ Aa A-

Dua Lipa fitoi çmimin “Këngëtarja më e mirë femër britanike” në Brit Aëards ndërsa Stormz fitoi të njëjtin çmim në kategorinë e meshkujve, duke mposhtur Ed Sheeran.

Këngëtarja 22-vjeçare, e cila tashmë ka arritur mbi një miliard shikime në YouTube të këngës “Neë Rules”, ka qenë favorite në duke u nominuar në pesë kategori të ndryshme.

Këngëtarja e lindur në Londër në një familje të shqiptarëve të Kosovës ka nxjerr në shitje në vitin e kaluar albumin “Dua Lipa”, e cila menjëherë ka marrë kritika pozitive, shkruan ndër të tjerash portali serb B92.net.

Pak pasi Kosova shpalli pavarësinë, ajo u transferua në Prishtinë, ku jetoi për dy vjet dhe më pas sërish u kthye në kryeqytetin britanik për karrierën e saj muzikore, raporton portali tjetër serb, blic.rs.

Image

Babai i saj, Dukagjin Lipa, është i njohur për hitet e sjella në gjuhën shqipe dhe e ka drejtuar atë si të ndërtojë një karrierë, shkruan më tutje në mediat serbe.

Këngëtarja shqiptare gjithashtu fitoi edhe çmimin e kategorisë së “Artistes më të mirë të re”, gjersa ishte e nominuar edhe në tre kategori të tjera.

Gjithashtu edhe këngëtarja tjetër shqiptare, Rita Ora ka perfomuar tre këngë në këtë festival britanik.

Brit Aëard e ndan Industria Fonografike Britanike, e cila përfaqëson shoqatën e industrisë së muzikës britanike.

Ky çmim për herë të parë iu nda bendit legjendar Beatles ndërsa fituesit janë dhe Prince, Annie Lennox, Robbie Ëilliams, Adele, Sting, Peter Gabriel, David Boëie dhe Michael Jackson./telegrafi/

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco