Aktorja e famshme reagon fort ndaj komentuesve: Ndihem shumë e ofenduar...

Aktorja e famshme reagon fort ndaj komentuesve: Ndihem shumë e ofenduar...

20:23, 22/02/2018
A+ Aa A-

Të shumta ishin polemikat që shoqëruan daljen në të ftohtë të Jennifer Lawrence me një fustan të hollë, për të bërë një foto me kolegët e saj. Njerëzit u shprehën të shqetësuar në rrjetet sociale duke vënë në dukje kontrastin mes veshjes së Jennifer dhe atë të kolegëve të saj, të cilët ishin të veshur me xhaketa. Madje shumë e konsideruan këtë një shembull seksizmi në Hollywood.

Image

Jennifer ka reaguar me anë të një postimi ne Facebook, duke i quajtur reagimet qesharake dhe duke thënë se ndihej e ofenduar. Ajo pranoi se veshja e atij fustani kishte qenë zgjedhje e saj dhe se kishte qëndruar jashtë për vetëm 5 minuta. “Do kisha qëndruar në dëborë me atë fustan, sepse unë e adhuroj modën dhe ajo ishte një zgjedhje e imja”, -shkroi ajo, duke shtuar se polemikat ishin qesharake, seksiste dhe aspak feministe. “Të mbi-reagosh për çdo gjë që dikush thotë apo bën, të krijosh debat për gjëra që nuk dëmtojnë askënd, si për shembull çfarë zgjedh unë të vesh ose jo, nuk na lejon të ecim përpara”, shtoi aktorja.

Mesa duket publiku është shqetësuar më kot dhe të gjitha reagimet kanë qenë të tepruara sipas aktores.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco