Së shpejti 'The Cranberries', një album të ri me zërin e Dolores O’Riordan

Së shpejti 'The Cranberries', një album të ri me zërin e Dolores O’Riordan

10:01, 21/02/2018
A+ Aa A-

Teksa ende janë në zi dhe në trishtim të thellë për ndarjen e papritur nga jeta të Dolores O’Riordan, pjesëtarët e tjerë të grupit vazhdojnë punën për krijimin e projekteve të reja muzikore.

Ata kanë lajmëruar në faqen e tyre në Facebook se Dolores dëshironte publikimin e një albumi të tetë dhe kjo është pikërisht ajo çfarë “The Cranberries” do të bëjnë.

Ferg, Noel dhe Mike janë duke punuar me disa nga prurjet e reja të këtij albumi, pjesë e të cilit do të jetë edhe këngëtarja e ndjerë. Ajo kishte regjistruar një pjesë të zërave të këtyre këngëve dhe djemtë do t’i përfundojnë e më pas do t’i publikojnë.

“The Cranberries” do të jetojë për Dolores dhe gjithmonë do të jetë pranë fansave dhe publikut me projekte të reja ndërkohë që publikimi i këtij albumi me zërin e saj po pritet me padurim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco