Rihanna feston ditëlindjen, shkruan mesazh prekës për nënën

Rihanna feston ditëlindjen, shkruan mesazh prekës për nënën

07:54, 21/02/2018
A+ Aa A-

Këngëtarja me famë botërore, Rihanna, sot ka festuar ditëlindjen. Ajo ka mbushur plot 30 vjet.

Këngëtarja ka postuar në Instagram një fotografi kur ishte foshnje dhe ka shkruar një mesazh të gjatë e shumë prekës dedikuar nënës së saj.

“10,958 ditë më parë, Monica Fenty [nëna e Rihannës] u bë nënë për herë të parë me një vajzë të vetmen! Sot është po aq ditëlindja jote sa është e imja! Të dua nënë! Faleminderit që je kujdesur për mua, që më ke lind, që më rrite, që më mbështete, që më mësove dhe që më doje pa asnjë kusht! Gruaja që unë jam sot është për shkak të gjithçkaje që je ti! Falënderoj Zotin që ka bërë një përzgjedhje të përsosur që ti të bëheshe nëna ime kur Ai ta dërgoi ty shpirtin tim! Ti je më e mira! Faleminderit!”, ishte mesazhi prekës i Rihannës.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco