Hajdutët hyjnë në shtëpinë e Coutinhos në Barcelonë, ja si ndodhi gjithçka...

Hajdutët hyjnë në shtëpinë e Coutinhos në Barcelonë, ja si ndodhi gjithçka...

22:07, 20/02/2018
A+ Aa A-

Hajdutët kanë hyrë në shtëpinë e Philippe Coutinhos të martën mbrëma, ndërkohë që ai dhe familja e tij nuk ndodheshin aty – bëjnë të ditur mediat spanjolle.

Sipas Diario Sport, futbollisti i Barcelonës kishte dalë për darkë me familjen dhe ishin kthyer në shtëpi pas mesnate.

Shtëpia, në të cilën jeton mesfushori ishte zgjedhur nga shoku i tij i skuadrës, Luis Suarez, kur braziliani u transferua të luajë në Spanjë nga Anglia.

Meqenëse nuk mund të luante në Champions League, Coutinho nuk ka udhëtuar në Londër për ndeshjen kundër Chelseat, ashtu që kishte vendosur të kalonte kohë me familjen e tij.

Bëhet e ditur se ish-futbollisti i Liverpoolit ishte kthyer në shtëpi, pasi ishin larguar hajdutët, ndërkohë që nuk është bërë e ditur, se çfarë kanë marrë me vete. Sidoqoftë, Sky Sports News raporton se nuk janë vjedhur gjësende të shtrenjta.

Coutinho e ka kontaktuar menjëherë policisë, ndërsa thuhet se vjedhësit e kanë shfrytëzuan rastin duke qenë se aktualisht po bëhen rinovime në shtëpinë e tij.

Ka qenë një ditë jo e mirë për brazilianin, pasi të njëjtën ditë autoritetet ia kishin marrë veturën e tij, Audi, për parkim të palejuar.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco