FOTO/ Ema Andrea më e dashuruar, kapet duke u puthur me të dashurin në mes të bllokut!

FOTO/ Ema Andrea më e dashuruar, kapet duke u puthur me të dashurin në mes të bllokut!

21:15, 20/02/2018
A+ Aa A-

Aktorja e njohur Ema Andrea, e cila ka shpallur kandidaturën për postin e Drejtorit të Teatrit Kombëtar, duket se përveç përfshirjes në “betejën” e debatit për teatrin, po shijon në kulm dashurinë.

Paparazzi i revistës “Story” e ka fotografuar Emën në momente romantike me të dashurin e ri, piktorin Eldon Luarasi. Çifti të maskuar me kapele si pas vrapit, janë kapur në momentin që po shkëmbenin puthje në buzë në mes të zonën së ish-Bllok-ut në qendër të Tiranës.

“Story.al” ju sjell fotot ekskluzive të Emës me piktorin dhe fotografin e nudove të saj artistike, publikimi i të cilave i bërë nga vetë çifti në rrjetet sociale ka shoqëruar këtë romancë të re dashurie. Historia e Emës nisi këtë Vit të Ri 2018-të, dhe është një histori vetë, dy mujore. Në fund të dhjetorit 2017-të miq të saj të afërm folën për një lidhje të re të aktores me piktorin e portreteve, Luarasin. Çifti kanë gati 60 ditë të lidhur, dhe duket sikur kanë një jetë bashkë.

    Fillimin e vitit ata e kaluan në Korçë, në shoqërinë e miqve të tyre, ndërsa në një udhëtim të fundit në qytetin e Gjirokastrës Eldoni publikoi foton e parë me Emën, me dedikimin “Ti më bën të buzëqesh”, duke marrë miratim e disa zemrave të kuqe nga aktorja. Në prezantimet e Eldonit si piktor, thuhet se ai ka lindur në Tiranë në vitin 1966, dhe nisi të bënte pikturat e para në vaj kur ishte 16 vjeç. E duket se Ema është frymëzimi e tij sot që i ka kaluar të 50-at, pasi ai përveç fotove nudo ka realizuar edhe portretet e para në pikturë të saj.

    Partneri i ri i Emës është 5 vite më i madh se ajo në moshë, duke pasur parasysh vitin e lindjes së artistes, 1971. Në lidhje me pasionin e tyre si çift, në udhëtimin e fundit Ema çuditi me veshjen e saj mjaft ekstravagante. Ajo pozonte me një fund dimëror të hapur deri tek pjesa intime, ku përmendte se ishte në shoqërinë e tij. Duket qartë tashmë se partneri i ri Eldoni, mesa duket ia nxjerr më në pah feminilitetin Emës, dhe shpirtin e lirë si një artiste e vërtetë që është./Story/

      © SYRI.net

      Lexo edhe:

      Komentet

      Shto koment

      Denonco