Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Meri zbulon Parashikimin Javor: Ja shenjat ku do shkojnë paratë dhe ato që duhet të kenë kujdes

Meri zbulon Parashikimin Javor: Ja shenjat ku do shkojnë paratë dhe ato që duhet të kenë kujdes

19:32, 20/02/2018
A+ Aa A-

Parashikimi Javor Astrologjik dt 19 deri në 26 Shkurt 2018, nga astrologjia Meri Shehu

Midis fantazisë dhe ëndrrës

Me Diellin në Peshk të shoqëruar nga Afërdita, Mërkuri, Neptuni dhe xhiron në të njëjtën shenje do kemi ndikim të kësaj shenje më shume se të tjerat.

Planetët sjellin një situatë romantike ekstreme dhe ndjesi ëndërrimtare.

Në ketë rast humb praktika dhe logjika nen varësi të ndjenjës.

Hiperbolik në ëndërr, ne ëndërrime. Do ndjejmë që udhëtojmë në limane të largëta që prekim të pamundurën të pakapshëm.

Ndjesia romantike do provokoj takime të këndshme romantike.

Frymëzimi artistik do lulëzojë.

Kujdes me premtimet që jepen pasi nuk do kenë përgjigje të njëjtë.

Marsi në Shigjetar e forcon tendencën erotike deri në fund të javës, por do shkaktojë xhelozi, antagonizëm.

Saturni në Bricjap përpiqet të ruajë prakticitetin tokësor, mendimin orthologjistik, forcon dëshirat, përcakton pikat e mjegullta.

Saturni do na ndihmojë të marrim përsëri timonin në duart tona dhe ta ankorojmë anijen tonë të jetën në një liman të sigurt.

Dashi do ketë ndjeshmëri të madhe në çështjet personale dhe pak vetmi duke u zhytur me shume në ëndërrime. Udhëtimet janë mirë, por çështjet ligjore kujdes.

Demi do ketë shumë frymëzim, por pak ide të qarta. Shumë premtime, por pak realizime. Rendësi ka të saktësojë kontaktet me jashtë.

Binjaket do kenë shume rënie në sy përsa i përket imazhit dhe ndonjë keqkuptim mund të rrezojë një perandori. Çështjet ekonomike mund ti realizojnë me sukses.

Gaforrja do rrëmbehet nga frymëzimi për të bërë gjëra të reja, por në tokë të panjohur. Rruga mund të jetë e gjatë dhe si një Odise.

Luani do ketë paqartësi në çështjet ekonomike ose fitime e humbje të papritura. Kujdes në marrëveshjet ekonomike dhe në jetën intime.

Virgjëresha mund të mbyllë kontrata e marrëveshje të rëndësishme. Kujdes duhet të tregojë nga firmosjet me rendësi të madhe.

Peshorja do kapërcejë në një dimension tjetër persë i përket jetës së përditshme duke krijuar atmosfere romantike dhe frymëzuese e cila i përshtatet vetëm nëse ka të beje me punë arti.

Akrepi do ketë shumë oferta në jetën erotike dhe shumë romantizëm për tu përmbajtur në kufijtë e duhur. Nëse i mbijeton realiteti këto do jenë ditët më të bukura.

Shigjetari do përmirësojë kushtet e jetesës duke krijuar një ambient shume të dashur dhe të rehatshëm. Komoditeti dhe ngjyrat i ndryshojnë humorin.

Bricjapi do përpiqet të jetë me këmbë në toke aty ku të gjithë mund të jenë disi si të dehur dhe të paqartë. Një punë e rëndësishme merr pozitivitet.

Ujori do ketë fitime te konsiderueshme ne çështjet ekonomike dhe te paqarta burimi i tyre. Rendësi ka të bëjë kujdes më pas me shpenzimet.

Peshqit do jenë në kërkim të ëndrrës duke dalë kryesisht nga realiteti i cili i ka lodhur dhe nuk u ka dhënë asgjë me anë të punës dhe logjikës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco