“Thumbon” Kastro Zizo: 'Sa këngëtarë të Shqipërisë u ftuan në Kosovë për 10 vjetorin e Pavarësisë?'

“Thumbon” Kastro Zizo: 'Sa këngëtarë të Shqipërisë u ftuan në Kosovë për 10 vjetorin e Pavarësisë?'

13:05, 20/02/2018
A+ Aa A-

Teksa të gjithë komentojnë festimet për 10 vjetorin e Pavarësisë, atmosferën e krijuar dhe Rita Ora-n, Kastro Zizo ka gjetur momentin për të ‘thumbuar’ këtë ngjarje.

Pak orë më parë ai ka postuar në historinë e Instagram-it një shkrim ku ngre pyetjen “Sa këngëtarë të Shqipërisë ishin të ftuar në Kosovë për festimet e 10 vjetorit të Pavarësisë?”

Ai ka shtuar se në Shqipëri njerëzit kanë filluar të flasin gegërisht edhe Tepelenë dhe ironizon faktin që të gjithë ne e duam ‘bashkimin Kombëtar’.

Megjithëse kjo është një temë delikate, Kastro Zizo ka ndjerë nevojën që të shprehë mendimin e tij, që me siguri do të shkaktojë shumë zhurmë në mediat sociale e publiku.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco