‘Non abbiamo armi’ i Ermal Metës, albumi më i shitur në Itali

‘Non abbiamo armi’ i Ermal Metës, albumi më i shitur në Itali

19:40, 19/02/2018
A+ Aa A-

Nga fitorja e Sanremos me Fabrizio Moro te kryesimi i klasifikimeve për albumet, “Non abbiamo armi” i Ermal Metës, i publikuar më 9 shkurt, renditet i pari.

Albumi i tretë si solist i këngëtarit përbëhet nga 12 këngë të papublikuara më parë, të cilat vishen me tinguj e melodi që konfirmojnë talentin e Metës.

Ndërkohë, vijon suksesi i “Non mi avete fatto niente”, fituesja e Festivalit italian të Këngës, së bashku me Fabrizio Moro.

Kënga renditet në vendin e parë në klasifikimin “Earone”, duke rezultuar si më e transmetuara e javës në radiot italiane.

“Non mi avete fatto niente” ishte edhe e para në “iTunes” dhe në Top 50 Italia, gjithashtu hyri dhe në Global Viral të “Spotify”.

Videoklipi i këngës, i cili nuk ka shumë që është hedhur online, është realizuar nga Michele Placido dhe Arnaldo Catinari, që tregon imazhet e mbledhura nga dy autorët përmes frikës së përjetuar edhe në muzikë në vitet e fundit. Një ndjenjë që përfshin çdo cep të Tokës.

Për këtë arsye janë futur titra, që e përkthejnë tekstin në shumë gjuhë; shqip, frëngjisht, turqisht, rusisht, gjermanisht, norvegjisht, islandisht, finlandisht, greqisht, arabisht, hebraishte, japonisht, kinezisht, spanjisht, portugalisht, anglisht dhe suahili.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco