Juristi që thyen zemrat fton vogëlushin me kancer në ditëlindjen e djalit

Juristi që thyen zemrat fton vogëlushin me kancer në ditëlindjen e djalit

00:50, 19/02/2018
A+ Aa A-

Ai është i njohur për mënyrën e drejtpërdrejtë dhe të ftohtë të gjykimit të artistëve të rinj.

Simon Cowell, një prej autorëve të spektakleve më të mëdha muzikore është treguar tepër i dashur me një vogëlush që vuan nga kanceri duke e ftuar në festën e ditëlindjes të djalit të tij Eric.

Kian vuan nga kanceri i rrallë, neuroblastoma dhe është bërë mik me Simon që kur ky i fundit dhuroi 25 mijë paund për fluturimet e tij në Amerikë për tu kuruar.

Ndërsa djemtë luanin të lumtur, nëna e Kian zbuloi për Chronicle:

"Dy ditë më parë morëm mesazh nëse donim të shkonim në festën e tij. Simoni pagoi për udhëtimin tonë. Kemi ardhur në një hotel vërtetë luksoz me makinë tip Jaguar. Kian është i dashuruar."

Kian dhe familja e tij jetojnë në Northumberland, nga ku udhëtuan për të shijuar festën e madhe në Londër ku Eric mbushte 4 vjeç.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco