Rama merr një goditje të rëndë: Pse mos kemi një kryeministër të përbashkët, të shpëtojmë nga ti...?!

Rama merr një goditje të rëndë: Pse mos kemi një kryeministër të përbashkët, të shpëtojmë nga ti...?!

20:36, 18/02/2018
A+ Aa A-

Kryeministri shqiptar Edi Rama është shndërruar në një tabelë qitjeje për të gjithë kritikët pas propozimit që bëri sot, ku kërkonte që Shqipëria dhe Kosova të kishin një president të përbashkët të unitetit kombëtar.   

Politikanë të shumtë kanë reaguar fuqishëm kundër këtij propozimi të numri një të qeverisë shqiptare, të cilin e kanë konsideruar qesharak dhe tallës, por një goditje të rëndë Ramës i ka ardhur edhe nga një personazh i showbizit shqiptar, Olti Curri, shkruan Syri.net.

“Filloi me u tall edhe me Kosovën ky!!! Përse ky nuk propozon një Kryeministër të përbashkët dhe të kemi Ramushin?! Shpëtojmë edhe nga Rama...”, ka shkruar opinionisti dhe autori i njohur i teksteve, Olti Curri, mbi një fotografi të një shkrimi pikërisht për çështjen e propozimit të shefi të ekzekutivit shqiptar. /SYRI.net

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

NJESHKA19/02/2018 00:52

PROPOZIMI I AUTORIT CURRI, PROPOZIM QE ESHTE I TERE POPULLIT SHQIPTAR.......

Shto koment

Denonco