Sinan Hoxha tregon se ku e festoi Shën Valentinin me Andrran: Shkuam në një hotel…

Sinan Hoxha tregon se ku e festoi Shën Valentinin me Andrran: Shkuam në një hotel…

09:52, 18/02/2018
A+ Aa A-

Ata janë një nga çiftet më të komentuar të shoëbizit shqiptar që nuk ngurojnë t’ia shprehin asnjëherë dashurinë njëri-tjetrit.

E kemi fjalën për Sinan Hoxhën dhe bashkëshorten e tij Andrra. Po ashtu ata ndajnë moment me ndjekësit, dhe për ditën e dashuruarve, padyshim që Sinani u kujdes të përgatiste surprizën më të bukur për bashkëshorten e tij, por kësaj radhe pa e ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale.

Megjithatë, për emisionin “Thumb”, Sinani ka treguar detajet e natës së 14 shkurtit, duke u shprehur se ai dhe Andrra festuan në Hotel.

“Hëngrëm darkë, pimë një gotë verë. Shkojmë në ndonjë hotel të mirë, jo në shtëpi se është monoton. U ngjitëm lart në hotel, u futëm në dhomë. Zhvishemi se jemi të lodhur dhe bëjmë një dush, shtrihemi në krevat…piip”- u shpreh këngëtari, duke rrëfuar pak më shumë se ç’duhet.

Gjithsesi, për të gjithë ata që ishin në merak se si e festuan Shën Valentinin Andrra dhe Sinani, epo e mësuat.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco