FOTO/ Daily Mail shkruan për koncertin e Rita Orës në Prishtinë: Ndezi atmosferën në vendlindjen e saj

FOTO/ Daily Mail shkruan për koncertin e Rita Orës në Prishtinë: Ndezi atmosferën në vendlindjen e saj

08:21, 18/02/2018
A+ Aa A-

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora, ka dhuruar mbrëmë një koncert madhështor në qiell të hapur në Prishtinë, për nder të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Koncerti i saj nuk i ka ikur as gazetës më të madhe britanike Daily Mail, e cila në një artikull të veçantë, ka shkruar se Rita Ora, nuk i ka zhgënjyer fansat e saj shqiptarë të shtunën

Ylli i hitit “Anywhere”, sipas Daily Mail, ka shkëlqyer me veshjen kuq e zi, duke treguar format e saj të pabesueshme trupore.

Bukuroshja bjonde, e cila nga viti 2015, është ambasadore nderi e Kosovës, me krenari iu ka drejtuar fansave të sajj në gjuhën shqipe, duke ua uruar atyre pavarësinë.

Befasia e Ritës, ishte “Vallja e Shotës”, të cilën ajo e kishte kombinuar me hitin “Black Widow”.

Në koncertin e këngëtares shqiptare, kanë marrë pjesë rreth 300 mijë njerëz.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco