FOTO/ Moderatorja e njohur rrëfen historinë prekëse:I dashuri më rrihte çdo ditë dhe më ...

FOTO/ Moderatorja e njohur rrëfen historinë prekëse:I dashuri më rrihte çdo ditë dhe më ...

20:39, 17/02/2018
A+ Aa A-

Janë të rralla vajzat si gazetarja e njohur Gerta Heta. Në një intervistë për emisionin "Oktapod", Gerta ka rrëfyer për herë të parë dhunën që i ka ushtruar i dashuri i saj i parë, kur ajo ka qenë vetëm 18 vjeçe.

Moderatorja ka guxuar të tregojë se ka qenë e lidhur me një djalë të dhunshëm, dhe nuk ka guxuar t'i tregojë njeriu nga presioni që i bënte i dashuri.

"Lidhja ime e parë ka qenë me një person të dhunshëm dhe vuaja nga dhuna fizike. Haja dru çdo ditë. Isha 18 vjeç dhe nuk guxoja t'i thoja njeriu se më bënte presione. 'Do t'i thyej këmbët vëllait tënd. Unë kisha frikë t'u tregoja edhe prindëve",-ka treguar Gerta.

Gazetarja nuk ka mundur që të fshehë shumë gjatë dhunën e ushtruar. Në plazh prindërit e saj kanë parë shenjat e dhunës, dhe e kanë mbështetur Gertën për t'u larguar nga ai person.

“Pas 6 muajsh dhune sistematike i thashë prindërve dhe arrita të largohesha nga ai njeri. Në plazh prindërit më panë me njolla të zeza në trup dhe aty u detyrova të flas. I thashë prindërve që kisha nevojë për ndihmën e tyre që të mos më linin vetëm. Dhe prindërit iu gjendën pranë. E shoqëronin çdo ditë në shkollë për një vit të tërë. Ai më përndiqte, vinte tek shkolla, shkruante tek muret 'Gerta të dua, më fal'. Ishte 5 vjet më i madh se unë. U largua vetëm kur i kam çuar policinë në shtëpi",-ka vijuar Gerta.

Sot fatmirësisht gjërat kanë ndryshuar, dhe Gerta është martuar dhe ka një histori dashurie shumë të bukur. Gazetarja është bekuar edhe me dy vajza.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco