VIDEO/ Aktori i i njohur tek seriali Sarasvatiçandra do të vizitojë Shqipërinë

VIDEO/ Aktori i i njohur tek seriali Sarasvatiçandra do të vizitojë Shqipërinë

22:50, 14/02/2018
A+ Aa A-

Ilda Kroni është një nga modelet më të njohura shqiptare. Fama e saj sa vjen e bëhet edhe më e madhe, pasi tashmë është në një lidhje me aktorin e famshëm indian Ashish Kapoor, i njohur si Kabir në serialin Sarasvatiçandra.

Gjatë emisionit “Rudina” modelja tregoi se si e priti familja lidhjen e saj me aktorin.

“Gjithmonë i kam treguar familjes për shoqërinë dhe lidhjet, edhe për Ashish ishte e njëjta. Unë i kam thënë mamit kur nisa të dal me të. Mami e kishte parë Ashishin dhe ishte e surprizuar. Ata donin që unë të isha në një lidhje serioze me një shqiptar, por nuk e kanë problem gjithsesi”, tha modelja.

Ndërkohë që bisedonin në lidhje direkte në ‘skype’, Ashish Kapoor tregoi edhe fjalët shqip që kishte mësuar. Ai zbuloi gjithashtu se shumë shpejt do të vizitojë Shqipërinë.

Në fund të intervistës Kapoor përshëndeti në shqip dhe tha “Mirupafshim”./tvklan

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco