Si ta quaj këtë dashuri/ Nesër modelet duhet të vishen me rroba banjo, si do ia bëjë Kushi?

Si ta quaj këtë dashuri/ Nesër modelet duhet të vishen me rroba banjo, si do ia bëjë Kushi?

21:27, 14/02/2018
A+ Aa A-

Kushi i thotë Vikramit t’ja lëshojë dorën Natashas dhe i thotë se s’mund t’i trajtojë modelet kështu vetëm sepse është organizator. Vikram ja lëshon dorën Natashas dhe i thotë Kushit të ecë. Kushi ecën dhe rrëzohet. Vikram i thotë Kushit të vishet me rroba banjo. Kushi refuzon.

Vikram i thotë se ky është rregull i konkursit. Arnav vjen dhe thotë se modelet nuk do vishen me rroba banjo. Vikram debaton me Arnavin. Arnav i thotë se rregullat e konkursit do ndryshojnë. Kushi shkon tek zyra e Arnavit dhe e falenderon.

Natasha i thotë Kushit të mos ndërhyjë më sepse ajo di si t’i përballojë djemtë si Vikrami. Kushi i thotë se pa frikë në sytë e saj. Kushi dhe Arnav mbarojnë punë dhe nisen për në shtëpi. Arnav i thotë Kushit të hip në makinë por ajo nuk pranon. Kushin e ndjek dikush.

Ajo shkon tek Arnav shkruan revistawho. Në shtëpi Kushi vazhon të mbajë diet. Arnav i thotë Kushit se si sponsor mendon që ajo duhet të dobësohet por si bashkëshort mendon që ajo duhet të shëndoshet pak. Ditën tjetër Kushi shkon në konkurs dhe përballet me një vështirësi tjetër pasi e detyrojnë të veshë një fustan modern.

Njëra nga vajzat nga inati ja shkep një pjesë të fustanit Kushit por pa e kuptuar ajo. Kushi e vesh dhe bëhet gati. Ndërkohë Arnav po jep intervistë për gazetarët. Kushi kalon e veshur me fustan të gjatë blu. Arnav nuk ja ndan sytë aq e mahnitshme duket ajo.

Modelet duhet të tregojnë një talent të tyrin. Kushi aktron si anëtarët e jurisë dhe i bën ata për të qeshur. Kur ecën në pasarelë Kushi e ndjen që fustani po i shkepet dhe ndalon. Arnav e kupton që diçka nuk shkon dhe fik dritat. Ai ndihmon Kushin dhe largohet. Kushi ecën në pasarelë e lumtur./revistawho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco