Dje ka lançuar këngën e re. Këngëtarja Adelina Berisha mbrëmë ka hedhur në Youtube projektin e ri muzikor të titulluar ‘S’ta fal’.
Kjo këngë e zhanrit baladë-ritmike është pëlqyer nga ndjekësit e këngëtares. Por, duke u nisur nga titulli dhe teksti, duket se kënga është dedikim për një person, që mbase këngëtarja ia ka dedikuar.
Deri më tani nuk ka pas asnjë prononcim nga ana e këngëtares, por sido që të jetë, teksti dhe kënga në përgjithësi po prek shumë zemra që po e ndjejnë atë.
© SYRI.net