Si ta quaj këtë dashuri/ Arnav ka ditëlindjen, ai surprizon Kushin, ja ç’do ndodhë këtë javë

Si ta quaj këtë dashuri/ Arnav ka ditëlindjen, ai surprizon Kushin, ja ç’do ndodhë këtë javë

19:58, 21/01/2018
A+ Aa A-

Sham e pranon që ishte ai shkaku pse Anxhali e humbi bebin. Anxhali i gjuan Shamit në shpullë dhe e përzë nga shtëpia. NK telefonon policinë. Anxhali djeg të gjitha gjërat e Sham.

Arnav e çon Kushin në kinema por edhe pjesëtarët e tjerë të familjes duan të shkojnë me ta. Arnav dhe Kushi ulen larg tyre që të qëndrojnë pak vetëm.

Arnav ka ditëlindjen dhe Kushi planifikon të vishet moderne dhe të shohin një film bashkë. Ajo gjithashtu vendosë të organizojë një festë. Por Arnav nuk i pëlqen këto

Arnav mërzitet pasi askush në familje nuk i uron ditëlindjen. Kushi i thotë se ai nuk do që ta festojë ditëlindjen prandaj edhe ajo vendosi të vepronte kështu. Kushi mërzitet me Arnav.

Arnav vendos të përgatisë xhalebi për Kushin. Familja habitet kur sheh Arnavin duke gatuar.

Kushi njihet me një djalë të vogël që i ngjan shumë Arnavit. Disa burra duan ta rrëmbejnë djaloshin por Kushi e shpëton.

Arnav takohet me shoqen e kolegjit Shitalin dhe djaloshi që takoi Kushi është djali i saj. Kushit i bën çudi si Arnav dhe djaloshi ngjajnë shumë me njëri tjetrin./revistawho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco