FOTO/ Si t'i mbani duart kur dilni në fotografi, ja qëndrimet e duhura për një foto të përsosur

FOTO/ Si t'i mbani duart kur dilni në fotografi, ja qëndrimet e duhura për një foto të përsosur

08:23, 21/01/2018
A+ Aa A-

Gjithçka që doni është vetëm një foto e bukur për Instagram, dhe pas 50 shkrepjesh kuptoni që duart janë ato që jua prishin pozën. Të gjithave na ka ndodhur të postojmë një fotografi me mbishkrimin “Nuk dija çfarë të bëja me duar”, por po të kishit kërkuar në internet do t’ju dilnin qindra artikuj që do t’ju udhëzonin si t’i mbanit këto të fundit për një qëndrim të përsosur ! Nuk ka problem, këtë gjë e ka bërë Living për ju dhe do jua tregojë sot dhe përmes fotove. 
Krijoni një kënd 90 gradë me të dyja duart !

Pretendoni sikur po prekni thonjtë 
Është një pozë natyrale jo e sforcuar! Duart duhet të jenë jo shumë të ulura por jo dhe shumë të ngritura ! Në pjesën e barkut do të ishte ideale.

Duar në xhepa
Vetëm siguroheni që kur të merrni këtë pozë të jeni të kthyera nga aparati, duke anuar pak kokën !
Vendoseni një dorë në bel ! Sekreti ky është, vetëm një ! Në tjetren mund të mbani çantën apo thjesht ta lini të lirë.

Mos merrni poza që ju ngrinë shpatullat, kur jeni në këmbë, sepse nuk do të dukeni bukur. Një gjë të tillë duhet ta bëni kur jeni ulur, në mënyrë që të mbani trupin drejtë, por kur jeni në këmbë sa më lirshëm të qëndroni aq më natyrale do të duket fotoja. Duart fshihini pak nga pas.

Kryëqëzojini duart para 
Merrni diçka në dorë, një gotë vere, një kafe apo çfarëdolloj gjëje tjetër ! Kjo pozë nuk dështon kurrë./Living

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco