Meri jep parashikimin e fundjavës: Zbulo të papriturat për shenjën tënde!

Meri jep parashikimin e fundjavës: Zbulo të papriturat për shenjën tënde!

16:39, 20/01/2018
A+ Aa A-

Parashikimi Astrologjik dt 20 dhe 21 Janar, nga astrologjia Meri Shehu

Fundjave Romantike nën rrebeshin e shiut.

Duket sikur romantizmi nuk bën dot pa notat melankolike të shiut.

Të gjithë dhe askush

Kjo fundjavë do karakterizohet nga mbizotërimi i elementit ujë dhe tokë.

Hëna do jetë në shenjën e Peshqve duke na rritur fantazinë frymëzimin por në disa raste edhe Utopinë në lidhje me zotërimin e ndjenjave apo të një marrëdhënie.

Çdo gjë përveç ndjenjave do jetë nën kontroll. Lidhjet e bukura të hënës me Marsin e Jupiterin në Akrep garantojnë sukses, por edhe lidhjet e hënës me Mërkurin e Plutonin në Bricjap sjellin qëndrueshmëri në plane e projekte dhe bisedime afatgjata të mira.

Ajo që u shpëton nga mënyra se si i koncepton ndjenjat do jetë Afërdita në Ujor. E Pakapshme vetëm nëse do vete. E lirshme, sociale, shoqërore, duket sikur nuk lejon asnjë shprehje xhelozie, zotërimi apo pasioni të individualizuar.

Të gjithë dhe askush - Kjo do jetë MOTOJA E KËSAJ JAVE.

Dashi mund të ketë takime të fshehta pune dhe intime në planin personal, por kjo do jetë si një jetë paralel.

Demi mund te gjejë qetësi e paqe duke u ndjere afër njerëzve që i sjellin edhe flert edhe punë.

Binjakët do marrin vendime për një ndryshim në lidhje me punën dhe karrierën. Jeta personale duket sikur do bëhet motiv për gjithçka.

Gaforrja do tentojë bashkëpunime dhe biseda pune të rëndësishme. Romantizmi mund të ngjyros situatat dhe kjo ndoshta tregon se kanë nevojë për një marrëdhënie qetësuese.

Luani do preferojë të sqarojë llogaritë me të tjerët duke i hapur rrugë më pas ndonjë ngërçi personal, i cili ka ardhur nga keqkuptimet ekonomike.

Virgjëresha do marrë lajme të cilat e kthejnë në botën e saj të sigurt me njerëz që i vërtetojnë gjithmonë se janë aty. Mendja natyrisht do jete diku tjetër.

Peshorja do tentojë tre gjera kryesore, ekonominë, familjen dhe punën. Nga këto asnjëra nuk rrezikon përveç vete Peshoreve që mendojnë të bëjnë aventura.

Akrepi do ketë cilësinë e mbajtësit të ndjenjave dhe vetëkontrollit, por nuk do kënaqen me një vetëkontrolli pa ndonjë viktimë shpirtërore të dukshme.

Shigjetari do ketë lajme të mira në lidhje me ndryshimet apo punët që lidhen me familjen apo bizneset dhe aktivitet familjare.

 

Bricjapi do ti duhet vetëm të saktësoj tendencat ekonomike të cilat sa vijnë afër, po aq shpejt largohen dhe i surprizojnë.

Ujori do punojë pak me psikologjinë e vet dhe për këtë duhet të merret me veten, me pamjen, me fuqizimin e personalitet.

Peshqit me hënën në shenjen e vet do bëhen protagonist të lëvizjeve, takimeve, vendimeve dhe ndikimeve. Kjo do sjell përmirësime edhe ne planet e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco