Si ta quaj këtë dashuri/ Kushi dhe NK i çjerrin maskën Shamit para të gjithëve, ja ç’do ndodhë të hënën

Si ta quaj këtë dashuri/ Kushi dhe NK i çjerrin maskën Shamit para të gjithëve, ja ç’do ndodhë të hënën

23:23, 19/01/2018
A+ Aa A-

Arnav merr Anxhalinë dhe i thotë se lumturia e saj është shumë e rëndësishme dhe se ai do ta mbrojë e do t’i qëndrojë pranë gjithmonë. Anxhali pyet Arnavin çfarë ka ndodhur që po sillet kështu. Kushi i thotë Anxhalisë se Arnav është bërë shumë emocional pas martesës.

Anxhali i përqafon të dy. Sham pyet kur do vijnë mysafirët por Manorama i thotë se do festojnë vetëm si familje. Sham bën si romantik në sy të Anxhalisë. Më pas ai dëgjon një bebe që qan dhe shqetësohet. NK ndez televizorin dhe del një video me bebe. Shamit i bie gota me ujë nga dora.

Ai del nga dhoma dhe përplaset me Anxhalinë. Të dy shkojnë tek dhoma e ndjenjes ku familja po i pret shkruan revistawho.com. Kushi dhe NK do performojnë. Kushi aktron si Anxhali ndërsa NK si Sham. Ata tregojnë si Anxhali dhe Sham u takuan dhe më pas martesën e tyre.

Anxhali emocionohet dhe kënaqet shumë kur e sheh këtë performancë nga Kushi dhe NK. Më pas Kushi tregojnë momentin kur Anxhali ishte shtatzënë. NK del i veshur si muzikant ashtu si Sham atë ditë kur Anxhali humbi bebin. Sham do që të largohet nga shfaqja por Anxhali nuk e lejon.

Në ekran shfaqet momenti kur Sham ndërron ilaçet e Anxhalisë dhe hedh copa xhami. Më pas shfaqet momenti kur Anxhali shkel copat e xhamit. Të gjithë tmerrohen. Anxhali nuk mund ta besojë atë që po sheh. Sham është shumë i shqetësuar. Anxhali thotë të ndalohet video.

Në ekran shfaqet momenti kur Anxhali ra nga shkallët dhe humbi bebin. Të gjithë përloten. Sham çohet dhe thotë se kjo është gënjeshtër. Arnav i thotë Shamit se këto video janë gjetur në laptopin e tij. Sham i rrëfen të gjitha. Ai qesh dhe thotë se e vrau vetë fëmijën dhe se plani i tij shkoi me sukses./revistawho

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco