FOTO/ Floriana Garo në çaste të lumtura nga pritja e ëmbël

FOTO/ Floriana Garo në çaste të lumtura nga pritja e ëmbël

20:37, 19/01/2018
A+ Aa A-

Floriana Garo, një nga emrat më të lakuar në median rozë është duke shijuar në maksimum shtatzëninë e saj.

Moderatorja e njohur dhe ish Miss-i ka ndarë në rrjetet sociale disa foto ku tregon vetëm fytyrën. Ajo nuk e ka humbur komunikimin me fansat e saj, por e ka rralluar në maksimum.

Tashmë bukuroshja shqiptare është në prag të lindjes.

Me aq sa ka treguar në foto, duket se Floriana ka filluar të rrumbullakoset dhe fytyra e saj reflekton ëmbëlsi më shumë se ndonjëherë më parë.

Floriana dhe partneri i saj, avokati Enis Daci, u fejuan disa muaj më parë dhe janë duke pritur fëmijën e tyre të parë.

Menjëherë pas zyrtarizimit të marrëdhënies, Floriana u zhvendos në Zvicër, duke lënë të gjitha angazhimet e saj mediatike.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco