Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Balerina e njohur shqiptare vjen enkas nga Italia, pjesë e jurisë në programin e ri të Tv Klan

Balerina e njohur shqiptare vjen enkas nga Italia, pjesë e jurisë në programin e ri të Tv Klan

14:56, 19/01/2018
A+ Aa A-

11 shkurti është data zyrtare kur në Tv Klan do të nisë transmetimin “Virtuozët”, një format tjetër i ri, i cili do të ketë personazhe fëmijë dhe të rinj të talentuar të muzikës klasike. I gjithë produksioni dhe Inva Mula, sopranoja e njohur që do të vijë në rolin e prezantueses, kanë nisur përgatitjet për këtë format të ri, i cili është një sfidë e re e ekranit shqiptar.

Po cila është juria e këtij programi? Ende nuk janë zbuluar të gjithë emrat, por i pari që është mësuar është balerina e njohur italiane Anbeta Toromani. Siç ka mësuar Blitz.al, Anbeta do të jetë pjesë e jurisë së këtij spektakli, meqenëse shumë fëmijë do të konkurrojnë edhe në zhanrin e baletit.

Anbetën, të gjithë e kanë ndjekur në “Amici” si balerinë profesioniste, por publiku shqiptar do të ketë dyfish interes për ta parë balerinën në një program shqiptar.

Përveç Anbetës, në juri do të jetë edhe kompozitori i njohur David Tukiçi.

“Virtuozët” do të nisë transmetimet të dielën, më 11 shkurt 2018.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco