Lajmi i fundit

Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Çfarë po ndodh me Selena Gomez? Këngëtarja heq nga Instagrami miqtë dhe mamanë e saj!

Çfarë po ndodh me Selena Gomez? Këngëtarja heq nga Instagrami miqtë dhe mamanë e saj!

10:42, 19/01/2018
A+ Aa A-

Në ditët e para të këtij viti të ri këngëtarja e hitit “Wolves” ka vendosur të bëjë disa ndryshime në menaxhimin e rrjeteve sociale por ndoshta edhe në jetën private.

Vetëm para pak orësh ajo ka hequr mbi 200 ndjekës nga llogaria e saj e Instagramit ku përfshihen një pjesë e mirë e miqve të saj por çuditërisht edhe mamaja.

Miqtë që tashmë ajo ka ndaluar së ndjekuri janë; Demi Lovato, Camila Cabello, ish kolegu i saj aktor me të cilin ka luajtuar tek “Wizards of Waverly Place”, të gjithë kastin e “13 Reasons Why”, Gigi Hadid dhe mamanë e saj. Momentalisht ajo shënon vetëm 37 ndjekës ndërkohë që më parë ka pasur mbi 300.

E para që është fshirë nga kjo listë është mamaja e saj Mandy me të cilën para pak javësh ka pasur një debat sa i përket marrdhënies së saj me Justin Bieber. Të gjithë fansat e bukuroshes kanë ngritur dhjetra pyetje nëse shoqëria e saj me personazhet e tjerë të famshëm vazhdon.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco