Si ta quaj këtë dashuri/ Kushi dhe NK çmendin Shamin, Arnav bën një surprizë, ja ç’do ndodhë nesër

Si ta quaj këtë dashuri/ Kushi dhe NK çmendin Shamin, Arnav bën një surprizë, ja ç’do ndodhë nesër

23:22, 18/01/2018
A+ Aa A-

Sham teksa po rruhet gërvisht fytyrën me brisk. Ai sheh që në brisk ka copa xhami të thyer. Ndërkohë dikush e merr vazhdimisht në telefon por nuk i përgjigjet. Anxhali vjen dhe habitet kur sheh Shamin me gjak. Sham i thotë se brisku ka copa xhami.

Anxhali e sheh dhe thotë se nuk ka. Sham nxehet dhe thotë se ai nuk po gënjen. Sham del nga tualeti dhe sheh se dera dhe perdet po lëvizin. Më pas teksa ecën Sham lëndon këmbën pasi në tokë ka copa xhami. Ai nxehet dhe thërret Anxhalinë.

Sham i tregon Anxhalisë por ajo nuk sheh copa xhami gjëkundi. Sham nuk po e kupton si po ndodh kjo. Ai shkon dhe pyet Arnavin. Arnav dhe Kushi i thonë se ishte thyer një poç. Kushi dhe NK kanë bërë një plan për të ekspozuar Shamin. Kushi i ndërron ilaçin Shamit.

Sham e kupton që nuk është ilaçi i vetë dhe i bërtet Anxhalisë duke i thënë se ajo po e bën me qëllim që ai të sëmuret. Anxhali mundohet t’i shpjegojë që i dha thjesht ilaç për kokën. Sham e merr Anxhalinë në dhomë dhe i tregon ilaçin që ja ka dhënë gabim.

Të gjithë shkojnë pas tyre. Sham i thotë Anxhalisë se ky ilaç është për të abortuar fëmijën. Të gjithë habiten. Anxhali i thotë Shamit çfarë po thua ky ilaç është për kokën. Sham thotë se do që të qetësohet. Të gjithë largohen ndërsa gjyshja pyet Shamin ku e di ai se cili është ilaçi për abortim.

Sham nuk përgjigjet dhe thotë se duhet të qetësohet. NK pyet Kushin çfarë i ndodh një mashkulli nëse pi ilaç aborti. Kushi thotë se thjesht do i merren mendtë dhe nuk do ndihet mirë. Arnav duhet të shkojë në zyrë por Kushi nuk e lejon.

Ajo i thotë se nesër do i çjerrin maskën Shamit dhe se duhet të përgatiten. Arnav surprizon Kushin duke i sjellë të gjitha ushqimet e saj të preferuara dhe një sari revistawho.com. Ditën e nesërme të gjithë po përgatiten për përvjetorin e martesës së Anxhali dhe Sham.

Arnav është i shqetësuar për Anxhalinë pasi ata do zbulojnë të vërtetën e Sham. Ai i thotë Kushit se nuk do që t’ja bëjë këtë Anxhalisë ditën e përvjetorit. Kushi i thotë se kjo është mundësia e vetme dhe se nuk do lejojnë t’i ndodhë gjë Anxhalisë./revistawho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco