‘Bej seks me femra dhe kam bredhur botën, pa harxhuar asnjë lek’

‘Bej seks me femra dhe kam bredhur botën, pa harxhuar asnjë lek’

18:48, 18/01/2018
A+ Aa A-

Ka udhëtuar në Europë pa harxhuar asnjë euro në hotele, thjesht ka qenë i ftuari i vajzave që njihte në “Tinder”. Ndërsa tani, po planifikon udhëtimin e radhës për në Zelandën e Re. 25-vjeçari belg Anthony Botta është vetëquajtur “tindersurfer numri 1” në botë. Por çfarë do të thotë kjo? Në thelb, një “tindersurfer” është një person që udhëton duke përdorur takimet në aplikacion për të kursyer në akomodim.

I riu përdor versionin me pagesë të “Tinder Plus”, i cili u lejon përdoruesve të kërkojnë për njerëz në vende të tjera nga ai ku ndodhen dhe mirëpritet nga vajza. I armatosur me një pamje elegante e tërheqëse, Botta ka vizituar 20 qytete, i mirëpritur nga njohjet e tij përmes aplikacionit, që i piketon nga mosha 22 deri në 45 vjeç.

“Në 100 femra, rreth gjysma e tyre më kanë fyer, ka deklaruar, dhe disa më janë përgjigjur “, jo, jetoj me prindërit ose ‘jo, jetoj me të dashurin, por çfarë kërkon në Tinder nëse jeton me të dashurin?”

    Ai tregon se nuk është në kërkim të bukurisë, por të bujarisë: “Vajzat që duan të më mirëpresin nuk është e nevojshme të jenë supermodele”.

    Sekreti i tij? “Mjafton të jesh i edukuar”, thotë për Newshub.

    “Natyrisht, duhet të besosh dhe të mos heqësh dorë deri sa të gjesh strehim në qytetin që dëshiron të vizitosh”. Me durim, Anthony është duke u përgatitur për të ‘pushtuar’ Zelandën e Re.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco