Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Vetëm 620 lekë në ditë, rreth 600 mijë shqiptarë në pragun e varfërisë

Afërdita në Ujor, Meri: Kjo shenjë të ketë kujdes nga takimet e fshehta erotike, ndërsa gaforret...

Afërdita në Ujor, Meri: Kjo shenjë të ketë kujdes nga takimet e fshehta erotike, ndërsa gaforret...

16:26, 18/01/2018
A+ Aa A-

*Parashikimi Astrologjik dt 18 Janar 2018, nga Astrologia Meri Shehu

Nga sot, Afërdita do jetë në shenjën e Ujorit.

Ndjenja që përmbysen.

Nga sot, Afërdita në Ujor do lejojë që ndjenjat tona apo psikologjia jonë të ndryshojë.

Afërdita është simbol i bukurisë, i harmonisë së ndjenjave dhe kuptimit estetik.

Nga ana tjetër na jep ndjenjën e sigurisë dhe të shpërblimit material.

Duke e lëne përfundimisht Bricjapin që na dha ndjesinë e ngushtësimit dhe neutropisë sindirike do na çlirojë shprehjen tona sinestimatike.

Do jemi të hapur përballë të resë, ekendirkes dhe të ndryshmes.

Do kërkojmë të ndryshojmë optiken e marrëdhënieve duke ju shmangur lidhjeve pa thelb apo lidhjeve dhe rutinës që plak shpirtin dhe trupin.

Në marrëdhënie do dukemi më shumë shoqëror, por nuk do afrohemi lehtë.

Me altruizëm dhe njerëzor do mund të bashkohemi në përpjekje të përbashkët duke mbrojtur ambientin dhe natyrën.

Ujori është shenjë që lidhet edhe me politikën. Në ketë rast çdo lëvizje bëhet me dashuri, por pa ulur kokën.

Në çështjet ekonomike nuk duhet të bëhen lëvizje të riskueshme pasi paratë fitohen papritur dhe papritur humbin.

Me Afërditën në Ujor mund të duam të gjithë Boten, por edhe të largohemi papritur aq sa është i papritur edhe tornado e ndjenjave tona.

Dashi mund të behet më shumë me shoqërinë, më i hapur në bashkëpunime dhe me i disponueshëm për njohje të reja.

Demi do kërkojë më shumë karriere dhe publicitet duke u dukur më i hapur e reformator.

Binjaket do udhëtojnë më shumë jashtë dhe do kenë lajme e njohje më të mira diku larg.

Gaforrja do interesohet për lirinë e ndjenjave dhe për pavarësinë ekonomike, por duhet të bëjë kujdes me mënyrën se si i menaxhon ndjenjat dhe paratë.

Luani do ketë mirëkuptim dhe harmoni në partneritet dhe në jetën në  çift ku tashmë kërkohet më shumë mirëkuptim se dominancë.

Virgjëresha do ndjehet më mirë në punë, me mirë nga gjendja shëndetësore dhe do ketë takime më të bukura.

Peshorja do filloj një flert të pa parë me jetën, talentet e saj dhe Dashuria nuk do përtojë ti bëjë surpriza të këndshme.

Akrepi do përjetojë ngjarje të bukura familjare dhe takime interesante e sentimentale në një ambient familjar. Bizneset familjare dhe pasuria e patundshme do kenë pozitivitet.

Shigjetari do ketë takime shumë romantike, biseda dhe mesazhe erotike, njohje të këndshme dhe lirshmëri në jetën e përditshme.

Bricjapi do ketë më shume çlirim ekonomik dhe personal, ku tashmë ka ardhur koha të pranojë kërkesat apo nevojat e veta.

Ujori futet në një fazë të këndshme me mbrojtje, takime dhe prezantime interesante pune dhe personale, ku do luaj rol edhe psikologjia e mirë dhe pamja e jashtme.

Peshqit do futen në një botë imagjinare, erotike dhe fantaziste, por gjithmonë me mendimin se në të ardhmen këto ëndrra do bëhen realitet apo të njohura. Takime të fshehta erotike dhe punë të fshehta mund të kenë edhe risk.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco