Kush puth më mirë Jolie apo Aniston?! Përgjigjet Gerard Butler

Kush puth më mirë Jolie apo Aniston?! Përgjigjet Gerard Butler

14:23, 18/01/2018
A+ Aa A-

Trekëndëshi i dashurisë Brad Pitt-Angelina Jolie-Jennifer Aniston, është ndoshta historia më e madhe e showbiz-it të të gjitha kohërave.

Por Brad, nuk është i vetmi që ka kaluar momente intime me secilën nga aktoret. Gerard Butler u pyet kush puth më e mirë mes Aniston dhe Jolie gjatë një interviste në “Watch What Happens Live With Andy Cohen”, të mërkurën mbrëma.

Aktori 48-vjeçar skocez u shpreh se të gjithë do të surprizohen nga përgjigja, kur dha emrin e Aniston:

“Jennifer Aniston. Po e them, e di, po ju surprizoj”.

Aktori ka punuar me 48-vjeçaren Aniston në filmin “Bounty Hunter ” të vitit 2010 dhe me 42-vjeçaren Jolie në 2003-n në filmin “Lara Croft Tomb Raider: Cradle of Life”.

Të dyja aktoret kanë qenë të martuara me Brad Pitt; Aniston nga viti 2000 deri në 2005 dhe Jolie nga viti 2014 deri në vitin 2016./icon

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco