Në shtëpinë e të fejuarve, Joni dhe Merlini e kanë ndërtuar larg folenë e dashurisë

Në shtëpinë e të fejuarve, Joni dhe Merlini e kanë ndërtuar larg folenë e dashurisë

11:33, 18/01/2018
A+ Aa A-

Jashtë bie bore, ndërsa brenda shtëpisë, qëndrojnë ende të ndezura dritat e festës në një pemë moderne. Një atmosferë shumë e ngrohtë. Është pikërisht në banesën e Merlin Haxhiymerit dhe Jon Gjebreas, të cilët mesa duket kanë nisur të bashkëjetojnë, por jo në Tiranë, as në Vjenë ku Joni ka kryer studimet e larta, por në Boston…

E ka zbuluar Merlin, e cila më pas, ka publikuar pamje nga dritarja e shtëpisë ku shihet një lagje e mbuluar nga bora, e njëjta pamje që ka publikuar dhe Joni. Ndërkohë brenda shtëpisë ata kanë personalizuar hapësirën, siç tregojnë shkronjat M dhe J në mur.

I kemi parë dhe më përpara në Boston, por mesa duket ata nuk janë thjesht turistë, por janë vendosur aty pas fejesës.

Dhe kanë nisur të jetojnë si një çift. Duke gatuar, siç ka bërë Merlini e cila ka treguar specat e mbushur të përgatitur prej saj dhe duke bërë shaka siç bën Joni i cili filmon Merlinin në çastin kur ajo nuk do donte kurrsesi sepse është mbështjellë në divan për të parë Shrek-un.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco