Noizy zbulon 'kampionët' e klipit të ri, kush fshihet tjetër pas Blerim Destanit

Noizy zbulon 'kampionët' e klipit të ri, kush fshihet tjetër pas Blerim Destanit

10:17, 18/01/2018
A+ Aa A-

Noizy e ka distancuar gjithmonë veten nga reperat e tjerë shqiptarë duke u profilizuar në një stil që askush akoma nuk e ka. Lideri i OTR, prej kohësh kishte premtuar se do të sillte një klip të ri me aktorin e njohur dhe mikun e tij të ngushtë Blerim Destani, por zgjodhi ta mbante publikun kureshtar deri në momentin e fundit.

Pas shumë fotove nëpër udhëtime të ndryshme, dy miqtë e kishin vendosur: tani ishte koha për t’i bashkuar fansat e për të sjellë një këngë ku të dy do të ishin protagonistë.

Por nuk është vetëm kaq. Noizy s’mund të bëjë një këngë dhe një klip të zakonshëm. Ai është mësuar të jetë ‘on the top’, ndaj edhe këtë herë, pa dalë nga stili i tij, këtë ka bërë.

Ia ka dalë mbanë ashtu siç do ai. “Gjuha e kampionit”, ajo që Noizy di të flasë më mirë, këtë herë është një ironi edhe ndaj “konkurrentëve” të tij në treg: “Kudo që shkojm bohet veni katastrof,/ Kta tjert u lodhën, un hala skom marr hov/” janë vetëm disa nga vargjet e këngës që, më shumë se çdo mesazh tjetër, zbulon profilin e kampionit të klipit.

Në këngë e në klip nuk paska qenë vetëm Blerim Destani. Ai që ne dinim. Përveç tij, Noizy përmend edhe Nazif Destanin, vëllai i aktorit të njohur, një prej biznesmenëve shqiptarë më të famshëm e më të pasur në botë.

“…skam ondrra te syrtari,

Kom misione.. Nazif Destani..

Kallxom me kan rrin kallxoj se kush je

Tregom sa ki nxhep tregoj se sa vle”

Dhe, ndërsa flet me gjuhën e kampionit, Noizy këndon edhe për darka me Zamirin, që me shumë gjasa, e ka fjalën për Samir Manen, gjithashtu një prej biznesmenëve më të njohur shqiptarë.

“Tregimet posht e nalt shoki nuk jan kurgjo,

Tash kapem zyra tu e ble edhe njo,

U la la la u what a feeling,

Tu hanger dark per krah me zamiri”

Gjuhë kampionësh, këngë kampionësh, fjalor kampionësh…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco