Zbuluam që e ëma dhe e fejuara e Jon Gjebreas kanë një të përbashkët

Zbuluam që e ëma dhe e fejuara e Jon Gjebreas kanë një të përbashkët

09:15, 18/01/2018
A+ Aa A-

Edhe pse mund të mos e kishte menduar kurrë, Merlin Haxhiymeri është bërë pjesë e mediave pasi u bë publike historia e saj e dashurisë me djalin e Ardit Gjebreas, Jonin.

Tashmë ata janë fejuar duke zyrtarizuar marrëdhënien, ndërkohë që nga fotot dhe postimet kemi njohur familjen e Merlinit, siç kemi njohur shumë kohë më parë familjen e Arditit edhe pse bashkëshortja e tij, Anila ka zgjedhur të mos jetë një figurë publike.

Vetëm diçka nuk e ka fshehur ajo, me siguri me idenë që mund të shërbejë si mesazh për të tjerët, besimin!

Po të shohësh në Instagram-in e saj, sheh postimet kushtuar besimit. Anila Beko me siguri dhe në familjen e saj e përcjell këtë besim dhe mirësi që vjen prej tij, por Joni duket se ka gjetur të njëjtin besim dhe te e fejuara.

Ajo ka postuar në Instastory një shprehje biblike, që flet për besimin e patundur edhe kur nuk e sheh atë që beson.

Mendojmë që nuk është thjesht një shprehje që e ka frymëzuar, por një tregues i besimit të saj, që e bën çdo njeri më të mirë. Kjo duket që është një tipar që duhet ta ketë tërhequr dhe më shumë Jonin te vajza që sot është e fejuara e tij…siç duhet ta ketë tërhequr dhe ngjashmëria e saj me mamanë e tij.

Sa shumë bekim në jetën e këtij djaloshi!

    /class/

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco