Janari shënon 20 vjetorin e krijimit të “Titanic”, ja çfarë nuk dinit për këtë film

Janari shënon 20 vjetorin e krijimit të “Titanic”, ja çfarë nuk dinit për këtë film

07:56, 18/01/2018
A+ Aa A-

Edhe pse janë bërë 20 vite nga publikimi i filmit “Titanic” historia e dashurisë së pamundur të dy të rinjëve vazhdon të përlotë sytë e publikut.

Por çfarë e bëri këtë film kaq të veçantë dhe të suksesshëm dhe sa i vështirë ishte realizimi i tij? Kasti i aktorëve ka zbuluar disa detaje interesante dhe eksperiencave që kanë kaluar në setin e xhirimit të tij 20 vite më parë.

Sa i përket përzgjedhjes së aktorëve fillimisht ishte menduar që Robert De Niro do të merrte rolin e kapitenit të anijes por asokohe aktori i madh vuante nga gastriti dhe e kishte të pamundur të merrte pjesë. Gjithashtu, Lindsey Lohan e cila asokohe ishte vetëm 9-vjeçe fitoi audicionin për rolin e Cora Cartmell, shoqes së vogël të Jack, por më vonë u skualifikua pasi flokët e saj të kuqe ishin shumë të ngjashme me ato të Rose.

Ky prodhim nuk do të kishte rezultuar aspak i suksesshëm po të mos ishte për regjisorin James Cameron i cili njihet për karakterin e tij të egër nga i cili frikësoheshin të gjithë. Vetë Kate Winslet është shprehur se kur vinte në prova ishte gjithmonë e frikësuar nga ai dhe e kishte shumë të vështirë të mbante mend rreshtat e saj.

Skena finale ku të gjithë janë duke u mbytur dhe ngrirë së ftohti është xhiruar në një pishinë të madhe sa një stadium futbolli në Canada. James Cameron është shprehur se temperatura e kësaj pishine artificiale ishte rreth 20 gradë celsius ndërkohë që ngricat dhe fryma e ftohtë që nxirrnin aktorët është krijuar me efekte speciale në studio.

Leonardo Di Caprio ishte i dëshpëruar gjatë xhirimeve pasi hardhuca e tij e shtrenjtë ngordhi pasi u shtyp nga kamioni që transportonte pjesët e anijes. Një detaj tjetër që ka bërë për të qeshur të gjithë është fakti se 80 anëtarë të këtij kasti janë droguar nga një individ i panjohur. Gjatë pushimit të drekës dikush ka hedhur një lloj droge në supën e tyre që krijonte iluzione. Për një ditë të tërë askush nuk po e kuptonte se çfarë kishte ndodhur. Dikush qeshte, dikush tjetër qante ndërsa disa vraponin si të çmendur duke bërtitur se kishin parë fantazma.

Po Celine Dion a është një fanse e hitit “My Heart Will Go On? Mesa duket jo, pjestarët e këtij kasti janë të bindur se këngëtarja është detyruar nga menaxheri i saj, për arsye monetare, të këndojë këtë baladë që shiti 15 milionë kopje në të gjithë botën. Dhe nëse Jack do të kishte mbijetuar, a do të ishte shndërruar “Titanic” në filmin e dytë më fitimprurës për të cilin të gjithë prekemi edhe pse e kemi parë mbi 10 herë? Përgjigja është jo, Jack, Rose dhe anija janë sinonime, të lidhur me njëri-tjetrin shpirtërisht, por të ndarë fizikisht duke u zhdukur në fund të oqeanit. Nuk kishte si të përfundonte ndryshe pasi filmat me fund të lumtur kurrë nuk të lënë atë ndjesinë e çuditshme në stomak dhe dhjetra pyetje në mendje./top albania radio/

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco