VIDEO/ Anna Likën, vështirë ta marrësh seriozisht: dashuron dikë, por nuk është e lidhur?

VIDEO/ Anna Likën, vështirë ta marrësh seriozisht: dashuron dikë, por nuk është e lidhur?

22:12, 17/01/2018
A+ Aa A-

Në një kohë kur të gjithë mendonin se Anna Lika, pasi u bë pjesë e DWM në Tv Klan, ishte edhe në “gjueti” për të gjetur njeriun e zemrës, pas disa javësh, ajo deklaroi se në të gjitha herët kur kishte bërë sikur kërkonte burrë, në fakt thjesht aktronte – bënte atë që di ajo më mirë të bëjë.

Mbesa e njohur e motrave Gjoni, i bëri një dedikim të ndjerë dashurie të dashurit të saj nga DWM dhe në këtë mënyrë, u tregoi të gjithëve se ajo e ka dhuruar zemrën te dikush.

Së fundi, Anna ka qenë pjesë e projektit “Çifti i çuditshëm”, i cili u vu në skenë nga tezja e saj, Inis Gjoni. Gjatë kësaj kohe që po vijon me ture në qytete të ndryshme, po punon edhe për të tjera projekte të reja.

Image

Sot, nga studio e Wake Up-it, Anna foli për të rejat e fundit nga teatri, projektet në të cilat ajo do të marrë pjesë, por nuk shpëtoi as nga pyetja për jetën private: “Unë për të qenë e dashuruar, jam e dashuruar, nuk e mohoj dot. Kjo duket në sytë e mi që vezullojnë…”, – tha Anna në Wake Up, por pyetjes se si po i shkon lidhja, ajo i përgjigjet: “Si po shkon lidhja? Unë nuk thashë që jam e lidhur, unë thashë që dashuroj dikë”, – tha Anna si për të ngacmuar më shumë publikun.

Por me humorin që e karakterizon, pranoi se ka një krah një njeri, të cilin e ka mbështetje të gjatë prej shumë kohësh: “Është një person që unë e dashuroj shumë, e kam shumë xhan. Është një person që, sa mbaj mend, e kam pasur tërë jetën në krah, që kur kam filluar të mbaj mend".

Por që… nuk është artist. Ndaj edhe ajo ka më shumë dëshirë që që ta ruajë për vete këtë pjesë. Pa dhënë më shumë detaje, pa zbuluar identitet, foto jo që jo…/class

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco