Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO/ Këngët më të bukura që i janë kënduar heroit Gjergj Kastrioti – Skënderbeu

VIDEO/ Këngët më të bukura që i janë kënduar heroit Gjergj Kastrioti – Skënderbeu

20:30, 17/01/2018
A+ Aa A-

Sot (e mërkurë) është përkujtuar 550 vjetori i vdekjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit- Skënderbeut.

Në një ditë si kjo, u shënuan edhe shumë aktivitete kulturore me të cilat u kujtua heroi më i madh i shqiptarëve.

Një figure të tillë dhe të madhe për vendin i kanë dedikuar edhe këngë shumë të njohura ndër vite.

Telegrafi ju sjell një përmbledhje të veçantë të disa prej këngëve më të njohura, të cilat iu dedikuan Skënderbeut.

“Kanga e Gjergj Kastriotit Skënderbeut”

Një këngë e bukur për Gjergj Kastriotin ishte realizuar edhe në filmin e famshëm shqiptar “Skënderbeu”, i cili pasqyronte të bëmat e heroit kombëtar. Kënga në fjalë shquhet si një prej këngëve më të bukura që i janë dedikuar atij.

Malësori – Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Këngëtari Malësori është i njohur për këngët e tij patrotike, e një prej tyre e ka kënduar edhe për të madhin Gjergj Kastrioti. Kjo këngë njëherit shquhet edhe si një ndër këngët më të mira të repertoarit të tij.

Shkure Fejza – Kthimi i Skënderbeut

Këngëtarja Shkurte Fejza i ka kushtuar gjithashtu një këngë heroit kombëtar. “Kthimi i Skënderbeut” mban titullin kënga e saj me motive patriotike, e cila tregon për kohën kur Gjergj Kastrioti u kthye nga Turqia për të luftuar për vendin

Ilir Shaqiri – Prite Skënderbeun

Këngëtari Ilir Shaqiri i ka kënduar gjithnjë luftës shumë dhe heronjve kombëtarë. Një nga këngët e tij mban titullin “Prite Skënderbeun” dhe është e pëlqyer në mas të madhe nga publiku, i cili ka vlerësuar gjithmonë lartë këngët e tij.

Adelina Ismaili – Skënderbe

Edhe këngëtarja e njohur Adelina Ismaili  i ka kushtuar një këngë të madhit Gjergj Kastrioti. Në vitin 2006 ajo kishte realizuar këtë këngë, gjersa në 2012-tën, me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, këngën e kishte finalizuar edhe me klip me animacione, në të cilin përshkruheshin të bëmat e shqiptarëve ndër vite, si dhe përmendeshin figurat më të larta përgjatë shekujve.

Shaqir Cervadiku – Skënderbeu

Edhe këngëtari i njohur i muzikës popullore, Shaqir Cërvadiku, i kishte kushtuar një këngë rapsodike të madhit Gjergj Kastriotit. Kjo këngë është më e famshme në trevat e Kosovës, dhe këndohej në atë kohë në shumë prej odave tradicionale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco