Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Vetëm 620 lekë në ditë, rreth 600 mijë shqiptarë në pragun e varfërisë

Parashikimi JAVOR nga Meri: Harrojeni seksin dhe paratë! Këshilla për ...

Parashikimi JAVOR nga Meri: Harrojeni seksin dhe paratë! Këshilla për ...

18:17, 15/01/2018
A+ Aa A-

*Hëna e re në Bricjap dhe parashikimi Javor Astrologjik – Nga Astrologia Meri Shehu

Pak para se Dielli të largohet nga shenja e Bricjapit takohet me Hënën që fillon një cikël të ri të sajin.

Hëna e re do ndodh në datën 17, në orën 4 e 18 pasdite.

Kjo hëne e re do ketë këto karakteristika:

Si hëne në shenjën e Bricjapit nuk lëviz kaq lehtësisht.

Shpirtërisht bllokohemi nga detyrimet, përgjegjësit, detyrat.

Nga ana e ndjenjave kemi ftohtësi, rrugëtim vetmitar vetëpërmbajtje seriozitet.

Ekziston ndjesia që duhet ta fillojmë nga zero, të shuajmë të kaluarën.

Kjo hënë e re shoqërohet me një rreshtim planetësh POLIASTRIA.

Mërkuri, Saturni, Hëna e zezë dhe pak me larg janë Plutoni... Antivertex, Dielli, hëna, Afërdita.

Ndjenjat duhet të mbahen nën kontroll, pasi Afërdita në gradën e fundit të Bricjapit nuk është këshillues i mirë për ndjeshmërinë e këtyre ditëve. Në një farë mënyre duhet të jemi shume të kujdesshëm dhe nuk duhet të lëmë asgjë në dorë të fatit.

Horoskopi i hënës së re do jetë në shenjen e Shigjetarit.

Do marrim në dorë fatet e reja të jetës që të dalim të fituar shpirtërisht dhe materialisht.

Hëna e re do ndodhë në ditën e Marsit dhe në orën e Marsit.

Kjo do të thotë që nuk përjashtohet të përballemi luftarakisht për rrugën tonë të re.

Ngjan si një ftesë ku duhet të mos ngurrojmë të tregojmë që jemi luftëtar dhe që ja vlejmë të tregojmë veten tonë më të mire për të fituar bastin e epokës se re e cila do nënshkruhet edhe me eklipset e tjera që do pasojnë.

Dashi do ketë një çlirim apo fillim te ri personal apo në karriere ku i duhet të përballet me ligjin pushtetin dhe eprorët.

Demi duhet patjetër të shikojë një rrugë të re, të hapë më shumë mendjen dhe të udhëtojë fizikisht apo mendërisht.

Binjakët duhet të gjejnë interesa të tjera përveç atyre ekonomike dhe seksuale për te ringritur gjendjen e tyre shpirtërore.

Gaforrja duhet të luftojë që të mos humbë gjërat e shtrenjta në jetë apo ato që kanë vlerë pa u ndikuar nga shumëllojshmëria.

Luani duhet të merret me ringritjen fizike dhe optimizmin në një ambient të ri dhe në kushte të reja jetese.

Virgjëresha do jetojë me artin dhe dashurinë e vet, por kjo nuk duhet ti ngjajë asgjëje që më parë ka dështuar.

Peshorja do ndryshojë mënyrën e jetesës dhe konceptin e marrëdhënieve familjare dhe për ketë ndoshta do jetojë ca kohë vetëm.

Akrepi duhet të përmirësojë mënyrën e komunikimit dhe dhënien e mesazheve duke i dhëne vlere çdo lëvizjeje dhe fjalë të tij.

Shigjetari do gjejë mënyra të reja dhe burime të reja energjie të cilat do ta favorizojnë ekonomikisht dhe personalisht.

Bricjapi mund të dalë nga komlikacionet ku është futur vetëm duke ndjerë ajrin e freskët të një ndryshimi.

Ujori do zhbllokojë pamundësi në ëndrrat e veta duke gjetur një rrugë apo mundësi të re për ti bërë ato realitet.

Peshqit më shume se çdo gjë duhet të mos ndalen, por të shikojnë dhe zbulojnë deri ku shkon fati i tyre me qëllime të reja dhe ta ndjekin nga pas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco