E papritur! Eneda Tarifa ndahet nga bashkëshorti /FOTO

E papritur! Eneda Tarifa ndahet nga bashkëshorti /FOTO

18:13, 15/01/2018
A+ Aa A-

Një prej historive më jetëgjata mes artistësh mund të ketë marrë fund.

Eneda Tarifa dhe partneri i saj prej shumë vitesh, Erjon Zaloshnja, mund të mos i kenë punët mirë bashkë. Burime për Anabel.al tregojnë se çifti nuk shikohen më bashkë dhe mesa duket, i kanë ndarë rrugët me njëri-tjetrin, në të gjitha aspektet.

Image

Prej vitesh bashkëpronarë të Rockstock-ut, ky është sezoni i parë që Eneda Tarifa nuk këndon në këtë lokal. Të shtunën, Erjon Zaloshnja zhvilloi mbrëmjen hapëse të sezonit, por partnerja e tij shumëvjeçare në jetë dhe në biznes jo vetëm që nuk këndoi, por nuk u duk fare në lokal.

Image

Tarifa duket ta ketë braktisur biznesin që menaxhonte bashkë me Zaloshnjen, pasi më 3 janar ishte duke kënduar në një prej club-eve konkurrente, Cavaliero Club.

Madje, Zaloshnja e reklamoi natën e të shtunës si një fillim të ri, duke shkruar:

“Ky është Rockstock që kam dashur gjithmonë”

Image

Në maj të 2013-ës, Eneda Tarifa dhe Erjon Zaloshnja u bënë prindër për herë të parë, pas një marrëdhënieje që nisi kur ishin të dy fare të rinj.

Image

Gjithmonë kanë qëndruar larg rrjeteve sociale, megjithatë, një prej postimeve të rralla që kanë bashkë është ai i 14 shkurtit 2015, kur Eneda postoi një foto të vjetër me Erjonin dhe e uroi kështu për Shën Valentin:

“Si nuk m’u mërzite gjithë jetën. Shën Valentini im përgjithmonë.”

Tashmë që nga 19 janari, Eneda Tarifa do të jetë e angazhuar me “The Voice Kids”, ku do të jetë pjesë e jurisë dhe trajnere e konkurrentëve, krah Miriam Canit, Aleksandër Gjokës dhe Renis Gjokës./Anabel/

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco