FOTO/ Dëbora mbulon Saharanë, por çudia tjetër ndodh në Kazakistan

FOTO/ Dëbora mbulon Saharanë, por çudia tjetër ndodh në Kazakistan

19:15, 12/01/2018
A+ Aa A-

Fëmijët që jetojnë në shkretëtirën e Saharasë kanë kaluar disa momente të lumtura pas reshjeve të dëborës.

Më shumë se 40 centimetra dëborë ranë në Ain Sefra të Algjerisë, për herë të dytë në 37 vite.

Hera e fundit që ra dëborë në këtë rajon daton në vitin 1979.

Edhe atëherë madje dëbora zgjati vetëm gjysmë orë.

Por ndërkohë një tjetër çudi është shënuar në Kazakistan.

Atje ka rënë dëborë e zezë.

Ajo duket më shumë si qymyr, duke shqetësuar banorët.

Një grup specialistësh po heton për shkaqet.

Dëbora ka rënë në një qytet në qendër të Kazakistanit.

Dyshohet se shkak është ndotja e madhe.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco