FOTO/ Të gjithë e njohin si Vin Veli, por ja cili është emri i tij i vërtetë

FOTO/ Të gjithë e njohin si Vin Veli, por ja cili është emri i tij i vërtetë

16:37, 15/12/2017
A+ Aa A-

Prej disa vitesh, ai është ndër emrat më të lakuar të jetës së natës në Shqipëri dhe jo vetëm, megjithatë, vetëm përgjatë kohëve të fundit DJ Vin Veli ka nisur të përflitet edhe për jetën e tij private.

Një ditë më parë ai ishte i ftuar në emisionin “Rudina” ku si kurrë më parë, foli publikisht për ndarjen e tij nga partnerja dhe nëna e djalit të tij, Bora Zemani.

Ndër të tjera, i pyetur nga moderatorja Rudina Magjistari, ai rrëfeu edhe si quhet në të vërtetë.

“Emri im i vërtetë është Artvin. Vin është shkurtim i këtij emri dhe Veli është mbiemri im. Artvin është një emri i një qyteti në Turqi dhe këtë emër ma ka vënë babai, sepse i pëlqente shumë.”-tregoi  DJ-i në studion e emisionit. Gjithashtu ai shpjegoi se edhe emri i të birit, Arbor, është bashkim i emrave Artvin dhe Bora.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco