Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

FOTO/ Anxhela Martini u martua me miliarderin dhe ne e morëm vesh shumë vonë! Na la pa fjalë...!

FOTO/ Anxhela Martini u martua me miliarderin dhe ne e morëm vesh shumë vonë! Na la pa fjalë...!

21:43, 12/12/2017
A+ Aa A-

Modelja shqiptare me famë botërorë, Anxhela Martini, e cila karrierën e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka kurorëzuar me martesë lidhjen që kishte me të dashurin e saj, miliarderin rumun Dragos Savulescu.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë dhëndri, i cili ka publikuar në rrjete sociale foto nga ceremonia në Las Vegas.

Në këto foto e shohim Anxhelën jo si një nuse të zakonshme, por e veshur me të zeza dhe krejtësisht transparente. “Sapo u martova mbrëmjen e kaluar me gruan me seksi në botë! Krejt jashtë traditës dhe shumë e çmendur. Jeta është kaq e bukur dhe e mrekullueshme,” - përfundon Dragos.

Anxhela dhe i dashuri i saj ndodheshin së bashku me këngëtaren Bleona Qereti në las Vegas, e cila me siguri ka asistuar si dëshmitare në dasmën e mikeshës së saj të ngushtë. Gjithashtu edhe Anxhela ka publikuar foto nga dasma në rrjete sociale, ku ka treguar sa e lumtur ndihet nga ky hap.

"U martova mbrëmjen, që shkoi me burrin e ëndrrave të mia! Jeta jonë është një film, që ne guxojmë ta jetojmë siç duam! Pa tradita, kaq çmendurisht,” - përfundon modelja seksi.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco