FOTO/ Noizy dhe Cozman shkojnë në gjykatë, reperi përballet sërish me njeriun që plagosi me plumb

FOTO/ Noizy dhe Cozman shkojnë në gjykatë, reperi përballet sërish me njeriun që plagosi me plumb

20:42, 12/12/2017
A+ Aa A-

Ishte pikërisht data 13 shtator e vitit 2016, rreth orës 17:15 ku në parkingun para hotelit “Swiss Diamond”, ndodhi një përleshje mes dy prej grupeve më të mëdha të reperëve, ata të OTR- të Noizyt dhe BabaStars.

Përplasja që shkaktoi më shumë bujë ishte ajo mes reperit Noizy dhe Cozmanit.

Noizy fillimisht i është vërsulur Cozman-it, të cilit i është afruar në momentin kur ky i fundit ishte duke ndenjur në makinën “Range Rover” dhe me grusht e ka goditur në pjesën e tëmthit dhe e ka shtyrë në automjet.

Më pas sheri ka vazhduar deri në momenin që reperi i famshëm shqiptar, Noizy, është qëlluar me armë nga pas në pjesën e sipërme të kofshës, gjë që u pa teksa ai po futej në sallën e operacionit për të kryer ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e plumbit nga trupi.

Sipas aktakuzave, personi që e ka qëlluar Noizyn me armë është Albert Krasniqi, i cili ishte në makinë së bashku me Cozman, transmeton lapsi. Pritet që çështja t’i kalojë gjykatës për dhënien e vendimeve finale, pasi kemi të bëjmë me një vepër penale sulmi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco