Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Sot ‘takim qiellor’! Zjarr erotik për këtë shenjë... Nga Zonja Meri

Sot ‘takim qiellor’! Zjarr erotik për këtë shenjë... Nga Zonja Meri

16:29, 12/12/2017
A+ Aa A-

Parashikimi Astrologjik dt 12 Dhjetor, nga Atrologia Meri Shehu.

RIGJENERIM

Sot Jupiteri në Akrep takohet me Asteroidin Estia në të njëjtin pozicion. Estia përfaqëson zjarrin që nuk shuhet. Është fillimi femëror, zjarri i ekzistencës. Lidhet me zjarrin e shenjtë të vatrës familjare. Jupiteri përfaqëson rigjallërimin e zjarrit të brendshëm shpirtëror nga thellësia e shpirtit dhe ekzistencës. Kjo bëhet më e rëndësishme pasi ky zjarr e kjo dritë vjen pasi kemi kapërcyer errësirën shpirtërore.

E mira përfaqësohet sot nga vatra familjare, zjarri i shtëpisë i cili ngroh dhe zhvillon jetën.

Dashi mbi të gjitha sot duhet të gjejë personin e duhur që të dëgjojë përrallat e tij dhe të bëhet pjesë e tyre.

Demi do mbetet kritik ndaj çdo zhvillimi pasi çdo gjë i duket shpenzim i tepërt. Ndoshta zjarri i duket shpenzim.

Binjaket do përpunojnë idetë e tyre dhe do zhvillojnë punën në një drejtim ku suksesi do vijë në alternimin e së jashtmes me të brendshmen.

Gaforrja duhet patjetër ti afrohet zjarrit të dashurisë edhe sikur të ndjehet se është djegur e përcëlluar më herët.

Luani do ndërtojë ura të forta miqësie zhvillimi dhe zjarri i familjes do ndizet për të mirë.

Virgjëresha do kontaktojë me njerëz të dashur, do afrohet me persona që i falin qetësi zhvillim dhe familje e zjarr familjar.

Peshorja edhe sikur t jetë shuar çdo shpresë se nuk e ndez dot një zjarr aq të madh për arsye ekonomike. Sot me përbërësit e duhur do ngrerë një vatër të rëndësishme.

Akrepët do kërkojnë folenë e tyre, shtëpinë e tyre, do ndezin zjarrin e tyre. Do thurin plane të blejnë shtëpi, tokë dhe një njeri që ti dojë aty brenda.

Shigjetari do jetë në ëndërrime se si do ishte një familje e dashur apo një grumbullim familjar. Do thurrë plane të afroj sa më shumë njerëz rreth vetes.

Bricjapi do kërkoj me shumë shoqërinë dhe miqtë që të ngrohet në zjarrin e dashurisë së tyre dhe të ndonjë njohje erotike.

Ujori do jetë me synime të larta që zjarri i dëshirave të tij të triumfojë si në një lojë olimpike.

Peshqit do konkurrojnë me këdo për të treguar se ja dalin mirë edhe në një ambient të vështire ku kërkohet vetmonim apo sakrifikim. Zjarri i zhvillimit i bëhet bota e largët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco