Sfidë e fortë: 'Aktorja më e mirë' në Turqi shpallet ajo që s'e prisnit

Sfidë e fortë: 'Aktorja më e mirë' në Turqi shpallet ajo që s'e prisnit

12:02, 12/12/2017
A+ Aa A-

Është mbajtur mbrëmjen e djeshme në Turqi eventi i madh i ndarjes së çmimeve "Golden Butterfly". Ky event mbledh bashkë artistë, aktorë, regjisorë, këngëtarë etj ku ndahen disa çmime.
Sigurisht çmimi më i rëndësishëm dhe që do donte ta fitonte çdo aktore është çmimi "Aktorja më e mirë ". E duke qenë se këtë vit qendra e vëmendjes kanë qenë Elçin Sangu, Fahriye Evçen, Neslihan Atagul apo Hande Erçel, pritej që ta fitonte njëra nga ato, por nuk ndodhi kështu

Çmimin "Aktorja më e mirë" e rrëmbeu Asli Enver e njohur si "Syreja" në serialin "Nusja nga Stambolli".
"Unë e bëj punën me pasion. Faleminderit të gjithëve që më keni ndjekur. Faleminderit", tha Hande Erçel kur mori çmimin.
 

    Një tjetër aktore shumë e njohur që fitoi çmim ishte Oyku Karayel. Së bashku me aktorin Gokhan Alkan ata morën çmimin "Çifti më i mirë në serial" për serialin "Rrahje zemre".

    Ndërsa çmimet "Yje në ngjitje" i morën aktorja Melisa Senolsun e njohur nga roli i "Sudes" në serialin "Dashuri me qira", dhe Hazal Filiz Kuçukkose e njohur si "Zejnep" nga seriali "Dashuri e pafund" të cilës çmimi iu dorëzua nga Neslihan Atagul. 
     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco