Elhaida Dani e dashuruar? Ja si përgjigjet këngëtarja për të rejat e jetës private

Elhaida Dani e dashuruar? Ja si përgjigjet këngëtarja për të rejat e jetës private

10:21, 12/12/2017
A+ Aa A-

Pas suksesit në “Kënga Magjike”, sot Elhaida Dani ka publikuar “Amazing”, kënga origjinale pas së cilës ajo solli në shqip “E ngrirë”, me të cilën u prezantua në festivalin e këngës dhe u vlerësua me çmimin e dytë.

Por jetën private ka dashur gjithmonë ta ruajë me kujdes, të jetë e rezervuar, për të mos tërhequr vëmendje. Dje, nga studio e “Rudina”, në Tv Klan, Elhaida, megjithatë, nuk i shpëtoi dot pyetjes për jetën private. E pyetur nëse është në një marrëdhënie, këngëtarja tha se ende nuk ka asgjë të re për të treguar, por shtoi se djali që do të jetë krah saj duhet ta trajtojë si princeshë.

“Nuk ka asnjë të re që do të doja ta bëja publike. Unë njoh kaq shumë njerëz në përditshmëri që ndër ta mund të jetë edhe personi ideal, por kur takoj shoqen time të ngushtë ajo më thotë: Dëgjo Elhaida, ty mund të të vijnë shumë propozime, por djali që duhet të jetë me ty duhet të të trajtojë si princeshë. Dhe unë tani vërtet mendoj se ai që do jetë krah meje duhet të më trajtojë vërtet ashtu siç unë besoj se e meritoj”,- tha Elhaida për “Rudina”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco